I vetmi që ka shënuar në 5 Botërorë, të gjithë golat e Cristianos në Kupën e Botës

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2022, 11:21 | Futboll

Cristiano Ronaldo shkruan një tjetër faqe në historinë e futbollit.

Në ndeshjen kundër Ganës, sulmuesi portugez shënoi me 11-metërsh, duke u bërë futbollisti i vetëm në histori që shënon në 5 Botërorë të ndryshëm.

Ky ishte goli i 8 i Cristianos në Kupën e Botës: në vitin 2006 shënoi një gol kundër Iranit, në vitin 2010 një gol kundër Koresë së Veriut, në vitin 2014 një gol kundër Ganës dhe në vitin 2018 shënoi 4 gola (3 Spanjës dhe 1 Marokut). (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/24/ronaldo-shenon-ne-boteror-por-a-ishte-penallti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos