I vuri flakën gjatë natës një makine të parkuar, arrestohet autori 27-vjeçar në Durrës

Nga A2 CNN
22 Korrik 2023, 13:49 | Kronikë
I vuri flakën gjatë natës një makine të parkuar,

Policia e Durrësit njofton se ka vënë në pranga një 27-vjeçar, pasi dyshohet se i vuri zjarrin gjatë mesnatës, një makine të parkuar përpara një banese në Spitallë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së denoncimit nga një shtetase, se gjatë mesnatës i kishin vënë zjarrin automjetit që e kishte parkuar përpara banesës së saj, në Spitallë, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të djegies së automjetit, shtetasit E. Xh., 27 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Durrësit

A2 CNN Livestream

Latest Videos