
Zlatan Ibrahimovic ka qenë edhe një herë tjetër përcaktues për Milanin, pavarësisht se ka mbushur 39 vjeç.
Pas dygolëshit ndaj Interit, suedezi tha se kishte shumë uri pas karantinës nga koronavirusi: “Ndenja në shtëpi dy javë, kisha shumë uri dhe e tregova me dy golat. Jam i zhgënjyer për penalltinë që humba, por e rëndësishme ishte që fituam”.
Në lidhje me objektivin sezonal të Milanit, Ibra theksoi: “Mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Kur erdha, duhet të hynim në Evropë dhe ia arritëm (Europa League). Klubi sërish ka objektiv Evropën, por unë kam në mendje diçka tjetër që nuk dua ta them. Sigurisht që mund ta fitojmë kampionatin, ne besojmë dhe do të shohim në fund se si do të shkojnë gjërat”.
Udhëheqësi i Milanit shtoi se ndihet më i kompletuar si futbollist: “Ndihem më i kompletuar sesa kur isha 30 vjeç. Nëse do të kisha formën e 10 viteve më parë, nuk do të më ndalonte njeri. Por, edhe tani nuk më ndalojnë dot”. (A2 Televizion)