“Zonja” ngec në Krotone, Chiesa skuqet që në të parën

Nga A2 CNN
17 Tetor 2020, 22:41 | Futboll
“Zonja” ngec në Krotone, Chiesa skuqet që në të

Juventus nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e radhës së Seria A kundër të sapongjiturve në elitën e futbollit italian të Krotones.

“Zonja e Vjetër” e ka ndjerë shumë mungesën e yllit të saj Cristiano Ronaldo, i cili prej disa ditësh vijon të qëndrojë i izoluar për shkak se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Edhe pse të përforcuar në merkator me Moratën dhe Chiesa-n në krye të sulmit, djemtë e Pirlos nuk arritën ta zgjidhnin këtë ndeshje të lehtë në letër.

Crotone kaloi e para në avantazh në minutën e 12 të takimit me anë të Simmy nga pika e penalltisë, për Juventusin barazoi me Moratan në të 21-ën. Në pjesën e dytë bardhezinjtë luajtën për shumë minuta me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Chiesa për një ndërhyrje të parregullt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos