
Zlatan Ibrahimovic ka folur për “La Gazzetta dello Sport” në lidhje me objektivat e Milanit këtë sezon, duke nënvizuar se ekipi kuqezi “duhet të guxojë që të ëndërrojë titullin kampion”.
“Skuadra ka uri, por duhet bërë më shumë. Rruga drejt titullit është e gjatë, por shpresojmë të vazhdojmë kështu siç e kemi nisur. Duhet të besojmë te vetja dhe të mos dorëzohemi”, tha sulmuesi suedez.
Ndryshe mendon trajneri i Milanit, Stefano Pioli. Sipas tij, objektivi është një nga 4 vendet e para: “Zlatan bën mirë që mendon për titullin, por fakti është që Milani ka vite që nuk luan në Champions dhe objektivi ynë për këtë sezon është që ta rikthejmë Milanin në Champions”. (A2 Televizion)