Futbolli ka pësuar një tjetër humbje të rëndë. Ish-trajneri i Liverpool, e Aston Villa-s, Gerard Houllier, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.
L'Equipe, raporton se trajneri francez, i cili në karrierën e tij ka drejtuar edhe Paris Saint-Germain dhe Lyon, prej kohësh ka vuajtur nga probleme me zemrën, ndërsa kishte kryer edhe një operacion në Paris.
Houllier mori drejtimin e Liverpool në verën e vitit 1998, ndërsa triumfoi në Premier League në sezonit 2000-2001.
“Gerard Houllier ka ndërruar jetë. Një nga njerëzit më të zgjuar dhe më të dashur të futbollit”, ishte reagimi i menjëhershëm në rrjetet sociale nga Gary Lineker.
“Një trajner i shkëlqyer dhe një njeri i jashtëzakonshëm”, shkroi edhe ish-ylli i Liverpool në atë kohë, Michael Owen. (A2 Televizion)