Bayern München, kampion në fuqi i Champions League, do të përballet me Lazio-n në fazën e 1/8-ave të kompeticionit për sezonin 2020-2021. Shorti i hedhur këtë të hënë nga UEFA, vuri gjithashtu përballë Atletico Madrid me Chelsea-n, ndërsa Liverpool gjeti surprizën gjermane, Leipzig.
Juventus ka një sfidë relativisht të lehtë, pasi gjen Porto-n, Barcelona gjeti francezët e Paris SG, ndërsa Real Madrid do të ndeshet me Atalanta-n. Sevilla – Borussia Dortmund përmbyll 8 sfidat e kësaj faze.

Sfidat e fazës së 1/8-ave
Borussia Mönchengladbach – Manchester City
Lazio - Bayern München
Atletico Madrid - Chelsea
RB Leipzig - Liverpool
Porto - Juventus
Barcelona – Paris SG
Sevilla – Borussia Dortmund
Atalanta - Real Madrid (A2 Televizion)