Crvena Zvezda e nisi aventurën e saj këtë sezon në Kupat e Europës në Arenën Kombëtare, ku eliminoi me shumë fat Tiranën kampione, ndërsa tani, kampionët e Serbisë vijojnë në Europa League, aty ku shorti i fazës së 1/16-ave i ka vendosur përballë Milanit.
Ndërkohë, në sfidat e tjera bie në sy përballja mes Sociedad dhe Manchester United, i cili vjen në këtë kompeticion pas eliminimit nga Champions League. Benfica do të ndeshet ndaj Arsenalit, Roma ndaj portugezëve të Braga-s, ndërsa Napoli ndaj Granada-s.
Finalja e këtij kompeticioni këtë vit do të zhvillohet në Gdansk, Poloni. (A2 Televizion)
