Rritja e pagave, Ibrahimaj: Shtesa nuk do të jepet tani, nuk presim ndikim te inflacioni

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 16:29 | Ekonomi
Rritja e pagave, Ibrahimaj: Shtesa nuk do të jepet tani, nuk presim ndikim

Rrogat e prillit dhe majit, që punonjësit e administratës do të marrin, nuk do të jenë të rritura. Edhe pse Parlamenti miratoi ligjin për rritjen e pagave, shtesat do të jepen në vijim, pasi duhet ende kohë për përgatitjen e plotë të dokumentacionit.

Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë, u shpreh: “Ne vendosëm që pagat në tërësi të kalojnë siç kanë qenë në muajin maj dhe ndërkohë ne, me zbardhjen e vendimeve, do instruktojmë për dokumentacionin e nevojshëm, me qëllim që shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për muajin prill, qoftë për muajin maj”.

Ministrja tregoi edhe mbi parashikimet për ndikimin e rritjes së pagave te inflacioni: “Nuk presim të ketë një rritje inflacioni nga rritja e pagave. Oferta agregate, diferenca dhe paratë shtesë, është shumë e vogël në krahasim me paranë totale në qarkullim, do të shihet se sa do të ndiqet kjo nga sektori privat”.

Ibrahimaj tregoi gjithashtu edhe se sa do të rriten pensionet në shtator: “Rritja do të bëhet mbi inflacionin te shporta e konsumit të pensionistëve dhe jo bazuar te inflacioni i përgjithshëm”.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se në ditët në vijim do t’u përcillen institucioneve vendimet e zbardhura për të proceduar me dhënien e shtesave në pagë punonjësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos