Zlatan Ibrahimovic është gjithmonë në qendër të vëmendjes në kampionatin amerikan të futbollit.
Këtë herë, jo për golin e shënuar, por për mënyrën e festimit. Gjiganti suedez u shënoi dhe shfryu nervat te mbrojtësi i Real Salt Lake duke i bërtitur në fytyrë.
Shkaku ishte fakti që mbrojtësi Onuoha e markoi sulmuesin suedez përgjatë 90 minutave duke mos e lënë të qetë sa i përket lojës.
Përballja kokë më kokë vijoji deri në tunelin e stadiumit. (A2 Televizion)