
Torino konfirmohet si një nga ekipet më në formë të Serisë A dhe mund 2-0 Milanin e Gennaro Gattusos, duke futur në dëshpërim tifozët kuqezi që shohin gjithmonë më larg mundësinë e Champions League në sezonin e ardhshëm.
Pas një pjese të parë të ekuilibruar, me raste nga të dyja anët, në minutën e 56-të Kessie shtyn bomberin torinez Belotti dhe arbitri e ndëshkon gjestin me penalltinë e shënuar pikërisht nga sulmuesi.
Milani reagon dhe mund të barazoi me Bakayoko (67’), por gjuajtja e tij me kokë përfundon në traversë.
Torino me fat dhe mbyll sfidën dy minuta më vonë.
Një gjuajtje e bukur e Berenguer pas një gabimi në mbrojtjen milaniste, mund Donnarummën dhe rrezikon të mbyllë paraprakisht sezonin e Milanit, që në rast se nesër Atalanta bën pikë me Udinesen, mund të jetë zyrtarisht e shtata, jashtë edhe nga Europa League. Me një fjalë, një dështim. (A2 Televizion)