
Zlatan Ibrahimovic e ka përfunduar kampionatin e Serisë A me Milanin, por dëmtimi në gju duket se do t’i rrezikojë edhe pjesëmarrjen në Evropian me Suedinë.
Klubi italian ka bërë me dije se nga vizita e sotme e gjurit të ndrydhur në ndeshjen ndaj Juventusit, sulmuesit i është këshilluar një trajtim 6-javor.
Vizita e ka përjashtuar operacionin, por ka nxjerrë në pah nevojën për një rekuperim më të gjatë nga sa pritej fillimisht.
Kështu, pjesëmarrja në Kampionatin Evropian për Ibrën duket shumë e vështirë, vetëm nëse do të ketë një mrekulli në rekuperim. (A2 Televizion)