Conte “thumbon” Juventusin: Kampionati ishte i ekuilibruar, përveç Interit…

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 19:57 | Futboll
Conte “thumbon” Juventusin: Kampionati ishte i ekuilibruar,

Antonio Conte, në prag të sfidës kundër Juventusit, ngacmoi ish-ekipin e tij, duke thënë se kampionati italian këtë sezon ishte i ekuilibruar, po të përjashtohet Interi.

“Kisha parashikuar një kampionat shumë të ekuilibruar dhe ashtu doli, përveç Interit që bëri rrugën e tij dhe shkoi drejt e në finish”, tha trajneri zikaltër.

“Nuk mendoja që do ta ngushtonim kaq shpejt diferencën që kishim me Juventusin. Pas nesh ka shumë ekuilibër dhe kështu do të jetë deri në javën e fundit. Ne u treguam të zotë pasi kemi bërë diçka që nuk pritej në një kampionat kaq të ekuilibruar. Ne bëmë gjëra të jashtëzakonshme, duke u shkëputur nga një grup ku mbretëron ekuilibri. T’i japim meritën futbollistëve”, tha Conte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos