Manchester City fitoi titullin kampion në Angli 3 ndeshje përpara fundit të kampionatit dhe kjo gjë i ka dhënë mundësi një 35-vjeçari që të luajë një ndeshje të Premier League për herë të parë pas 10 vitesh.
Scott Carson u bashkua me ekipin e Pep Guardiolës në vitin 2019, nga Derby County i kategorisë së dytë. Por, vetëm sot ai debutoi me kampionët e Anglisë, në ndeshjen ndaj Newcastle.
Portieri veteran ka pasur këtë sezon konkurrencën e fortë të Ederson Moraes dhe talentit Zack Steffen, i cili ka qenë titullar në Carabao Cup.
Më nisjen si titullar të kësaj ndeshjeje, Carson i jep fund edhe një thatësire 10-vjeçare pa një ndeshje në Premier League. Hera e fundit kur kishte luajtur ka qenë me West Bromwich Albion, në vitin 2011.
Fakt interesant është se Scott Carson është i vetmi lojtar i Manchester City që ka fituar në karrierë trofeun e Champions League. Në vitin 2005, portieri ishte pjesë e Liverpool, që kreu një përmbysje historike ndaj Milanit në finale. Carson ishte rezerva e portierit polak Jerzy Dudek. (A2 Televizion)
