Icardi-Lautaro-Perisic, 160 milionë për të ribërë sulmin e Interit

Nga A2 CNN
27 Maj 2020, 11:10 | Futboll
Icardi-Lautaro-Perisic, 160 milionë për të ribërë

Lautaro Martinez është një hap larg Barcelonës dhe Interi mendohet se do të arkëtojë plot 85 milionë euro për sulmuesin argjentinas. Mauro Icardi do të kalojë në pronësi të PSG për 60 milionë euro plus 5 milionë euro bonus. Ndërsa Bayern Munchen do të blejë Perisic për 10 milionë euro.

Me këto llogari në mendje, Interi po bëhet gati që të riformatojë sulmin. Por, kush do të luajë në krah të belgut Lukaku?

Sipas “Sportmediaset”, Timo Werner kushton 50 milionë euro, por për sulmuesin gjerman ka konkurrencë të fortë nga Liverpool.

Ndërkohë, zikaltërit mbeten të interesuar edhe për Edinson Cavani, i cili do të vishte fanelën e Interit me kosto zero, pasi i skadon kontrata me PSG. Problem është paga e uruguajanit. Interi është gati të ofrojë një kontratë 3-vjeçare, por e ka të vështirë të paguajë minimumi 10 milionë euro në sezon për shërbimet e Cavanit. Gjithsesi, pritet që palët të arrijnë një marrëveshje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos