Bayern, me një dorë te titulli, mposht Dortmundin në shtëpi

Nga A2 CNN
26 Maj 2020, 20:29 | Futboll
Bayern, me një dorë te titulli, mposht Dortmundin në shtëpi

Një gol spektakolar i shënuar nga Kimmich në pjesën e parë, i ka mjaftuar Bayernit të mposhtë Dortmundin në ndeshjen, e cila mund të vendosë edhe fatet e këtij sezoni.

Deri në minutën e 30, verdhezinjtë e dominuan takimin, por shpërdoruan disa raste të mira për shënim përballë Neuer. Më pas, Bayerni mori frenat e lojës nën kontroll dhe arriti të gjejë golin në minutën e 43-të. Kimmich shfrytëzoi në maksimum një dalje të portierit, duke lëshuar një perlë nga jashtë zone, e cila përfundoi në rrjetë.

https://a2news.com/2020/05/26/goli-me-i-bukur-ne-pandemi-perle-e-kimmich-ndaj-dortumdit/

Në vazhdim, Dortmundi u përpoq të reagojë, por pa fuqinë e duhur për të gjetur të paktën golin e barazimit në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Bayern shkon tashmë në kuotën e 64 pikëve, 7 më shumë se Dortmundi, duke i pritur me qetësi edhe 6 javët e mbetur në Bundesligën gjermane.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos