Çmenduria nuk njeh kufij, i riu i hidhet në kurriz peshkaqenit

Nga A2 CNN
7 Shtator 2021, 16:37 | Lifestyle
Çmenduria nuk njeh kufij, i riu i hidhet në kurriz peshkaqenit

Ky është momenti shokues kur një djalë i ri i hidhet në kurriz një peshkaqeni, ndërkohë që shokët e tij në varkë e xhirojnë dhe e brohorasin.

Videoja është xhiruar në Cohasset të Massachusetts, dhe tregon se si peshkaqeni i dytë më i madh në botë, që ushqehet vetëm me zooplankton, po i kalon grupit të shokëve shumë pranë varkës. Në një moment, njëri prej tyre i hidhet sipër.

Peshkaqeni përpiqet të largohet shpejt, ndërsa njëri prej djemve dëgjohet të thotë: “Shoku, të preku me bisht”.

Videoja është bërë virale, por komentet që ka marrë kanë qenë shumica negative, me përdoruesit e internetit që kanë qortuar veprimin e të rinjve.

“Do të doja të kishte qenë një peshkaqen i bardhë. Ose provo t’i hidhesh ndonjë ariu herë tjetër”, shkruan një komentues. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CQzgHdZplM8/

A2 CNN Livestream

Latest Videos