Skandali me fondet për Ukrainën, kompania nuk dorëzoi asnjë predhë altilerie, Danimarka kërkon të rikuperojë 10 mln dollarë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 18:18 | Bota

Skandali me fondet për Ukrainën, kompania nuk dorëzoi asnjë

Qeveria e kryeministres daneze, Mette Frederiksen, është zotuar të rikuperojë rreth 10 milionë dollarë nga fondet e taksapaguesve, të cilat iu paguan një kompanie të dyshimtë që nuk arriti të dorëzonte asnjë predhë artilerie për Ukrainën, përcjell A2CNN.

Paratë u transferuan përmes Estonisë, me kërkesë të ish-ministrit të Mbrojtjes së këtij vendi, Hanno Pevkur, i cili dha dorëheqjen në fillim të shtatorit, pasi pagesat e konsiderueshme paraprake ndaj kompanisë furnizuese u vunë nën kritika publike.

Sipas një investigimi të ri, fondet daneze vazhduan të transferoheshin drejt kompanisë së regjistruar në Itali, edhe pasi autoritetet estoneze kishin arsye të dyshonin për besueshmërinë e saj.

Frederiksen ka qenë një nga mbështetëset më të vendosura të Kievit dhe ka mbështetur gjithashtu një marrëveshje për prodhimin e karburantit për raketa në Danimarkë, në favor të një kompanie ukrainase të industrisë së armatimeve, të promovuar nga Volodymyr Zelensky.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos