Tërmet në Kretë të Greqisë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 18:28 | Rajoni & Bota

Tërmet në Kretë të Greqisë

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka goditur të hënën ishullin jugor të Kretës në Greqi, por deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

Instituti Gjeodinamik i Athinës bëri të ditur se tërmeti  u regjistrua në orën 18:49, rreth 56 kilometra në juglindje të Goudouras, në pjesën lindore të Kretës, në një thellësi prej më shumë se 29 kilometrash.

Kreta ndodhet pranë zonës ku pllakat tektonike evropiane dhe afrikane përplasen me njëra-tjetrën. Për këtë arsye, ishulli është pjesë e një prej zonave më të rrezikuara nga tërmetet në Greqi, e cila renditet ndër rajonet me aktivitetin më të lartë sizmik në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos