Ikin shqiptarët, vijnë të huajt! Shtohet numri i atyre që heqin dorë nga pasaporta shqiptare

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 12:57 | Sociale

Shqipëria po shndërrohet në shtëpinë e të huajve. Në një kohë që vendi po vij të përballet me largime masive, numri i të huajve që kanë gjetur “parajsën e jetës e punës” po rritet vit pas viti.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vitin e shkuar morën shtetësinë shqiptare 1 mijë e 527 të huaj, shifër kjo 2-fish më e lartë se në 2021-shin dhe 5 herë më e lartë se ajo e regjistruar në 2017-n.

Pjesa më e madhe e tyre janë nga Kosova, Turqia, Italia dhe Siria.

Kjo dinamikë mund te them qe flukset hyrëse ne Shqipëri po vijon dhe po rriten pra kryesisht te punëtorëve te cilët janë nga vendet e Azisë, mund te thënë këtu ka një interes për punëtorë qofshin këta qe punojnë ne pune sezonale nga Bangladeshi, India, Pakistani me rroga nga 30 mije - 40 mije lekë”, tha ekspertja e migracionit, Armela Xhaho.

Nga ana tjerët edhe numri i atyre që lënë shtetësinë shqiptare vijon të mbesë në nivele të larta. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se vitin e shkuar hoqën dorë nga pasaporta 721 vetë, shifër kjo pak më e ulët se në 2021-shin, por ndjeshëm më e lartë se ajo në 2017-n apo 2018-n.

Pjesa më e madhe e tyre rezultojnë të grup-moshës 30-39 vjeç, ndjekur nga ata 40-49 vjeç dhe të rinjtë nga 20  deri në 29 vjeç.

Politika, qeveria, shoqëria civile dhe aktore te tjerë te rëndësishme këtë fenomen duhet ta vlerësojnë shume serioz, pra nuk me shqetëson fakti qe kanë ikur 40-50 mije veta dhe ajo me shqetëson, për ne emigracion te cilët mund te kthehen sepse procesi i emigracionit është reversive pra ikin vijnë kthehen prapë, ikin prapë kurse kjo lenia e shtetësisë do te thotë qe ti pret urat e nacionalitetit është normale dhe emigrantet përpiqen kane probleme”, tha sociologu Gëzim Tushi, sociolog.

Vitin e shkuar sipas të dhënave të INSTAT u vu re një ulje e ndjeshme e numrit të azilkërkuesve në Shqipëri me vetëm 125 kërkesa l, nga 2 mijë 533 në 2021-shin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos