IKMT vijon shembjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2019, 09:55 | Aktualitet
IKMT vijon shembjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti

IKMT vijon aksionin për shembjen e objekteve të dëmtuara rëndë në qytetin e Durrësit nga tërmeti 6.4 Rihter që goditi vendin në orët e para të mëngjesit.

Aksioni i IKMT në zonën e Durrësit ka nisur që ditën e djeshme dhe sot vijon në lagjen nr.18 të qytetit.

Mëngjesin e së hënës, mjetet e rënda të IKMT shembën një ndërtesë 4 katëshe banimi, e cila nga akt konstatimi i ekspertëve rezultoi se kishte dëmtime të rënda në strukturë.

Inspektorati Kombëtar i Monitorimit të Territorit do të vijojë me shembjen e të tjera objekteve të rrezikshme në disa lagje të qytetit të Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos