Situata nga tërmeti, Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2019, 08:38 | Aktualitet
Situata nga tërmeti, Meta mbledh Këshillin e Sigurisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur mëngjesin e kësaj të hëne mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u diskutua për situatën e krijuar nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u zhvillua në Presidencë dhe në të morën pjesë:

Kryeministri, Kryeparlamentari, Kreu i SHISH, Kryeprokurori, Kryetari i komisionit të Sigurisë, Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejtësisë, Ministrja e Mbrojtjes, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ministri i Energjetikës, Ministri i Jashtëm, Drejtori i Policisë, shefi i Emergjencave, shefi i shtabit të përgjithshëm të FA.

Mbledhja zgjati për rreth 60 minuta dhe ende nuk janë bërë publike diskutimet brenda saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos