Publikimi në media i disa videove të kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, solli reagimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, që nisi një hetim disiplinor ndaj saj. Videot e postuara në rrjetin social TIK TOK ishin regjistruar në zyrën e gjyqtares, si edhe në autoveturën e saj. Vete kryegjyqtarja tha se nuk kishte llogari në "Tik Tok" dhe se videot ishin hedhur nga persona te tjerë me qëllim denigrimin e saj. (A2 Televizion)
ILD nis hetim disiplinor, kryegjyqtarja e Elbasanit video për "Tik Tok" në zyrë
