Burime për A2 CNN: Demo dhe Koçiu drejtues politikë për Tiranën

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2026, 10:51 | Politikë

Ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe zv.kryeministrja Albana Koçiu do të jenë drejtuesit politikë për Tiranën, duke larguar kështu Ogerta Manastrirliun.

Kjo është konfirmuar për A2 CNN nga burime brenda Asamblesë Socialiste.

Gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi raporton se Demo, i cili është transferuar nga Berati në Tiranë, është një nga emrat që përflitet si kandidat i mundshëm për bashkinë e Tiranës.

Mbledhja e Asamblesë së Socialistëve vijon të zhvillohet me dyer të mbyllura, pas fjalës së kryeministrit Edi Rama i cili kërkoi ndërprerjen e transmetimit për mediat për të komunikuar me familjen e tij politike, siç tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos