Eksploziv në derën e banesës së një 47-vjeçareje në zonën e Xhamllikut në Tiranë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2026, 11:14 | Kronikë

Eksploziv në derën e banesës së një 47-vjeçareje

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Xhamllikut në Tiranë rrugën “Sadik Petrela”. A2 CNN raporton se një sasi lënde plasëse ishte vendosur në katin e parë, në derën e një banese.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Mësohet se pronarja e banesës është marrë në pyetje nga policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.11.2026, rreth orës 02:50, në rrugën “Sadik Petrela”, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse e vendosur në derën e jashtme të apartamentit të shtetases A. M., 47 vjeçe.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos