“Pastrimi i parave në Shqipëri”, Tabaku: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2026, 10:54 | Politikë

“Pastrimi i parave në Shqipëri”, Tabaku: Euro më e

Pastrimi i parave në Shqipëri dëmton konkurrencën, bizneset e ligjshme dhe mundësinë e familjeve për të blerë një shtëpi. Kështu shprehet në “Këndin e Fundjavës”, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ngriti shqetësimin për paratë e pista përballë biznesit të ndershëm

“Pas shqetësimit të ngritur në komisionet për buxhetin e paketën fiskale, për kostot, pasigurinë e taksat e larta, qëndron një sipërmarrje, biznes e një familje. Në anën tjetër është pastrimi i parave, kapitali që buron nga krimi e korrupsioni dhe merr pamjen e një investimi të ligjshëm. Biznesi që paguan taksat konkurron me kapitalin që kërkon të pastrohet”, shprehet ajo.

Sipas Tabakut pastrimi i parave të pista ka ndikuar edhe në pamundësinë e të rinjve për të blerë një banesë, pavarësisht zhvlerësimit të euros.

“Një sipërmarrës i ligjshëm duhet të paguajë kredinë, interesat dhe punonjësit, ndërsa kapitali që synon pastrimin e parave mund të pranojë edhe humbje për të siguruar një pasuri që duket e ligjshme. Kjo pabarazi prek çmimin e tokës, qiratë, apartamentet dhe kushtet në të cilat operojnë bizneset. Për familjen, apartamenti është shtëpia ku do të jetojë. Për kapitalin kriminal, ai mund të jetë mjeti, por është edhe rruga ku fshihet pasuria kriminale”, deklaron deputetja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos