Pamje me dron nga dëmet e mëdha të tërmetit në Turqi

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 11:26 | Bota
Pamje me dron nga dëmet e mëdha të tërmetit në Turqi

Pamje të rënda janë publikuar nga Elazigu në Turqi, qyteti me dëmet më të mëdha nga tërmeti i mbrëmjes së të premtes, me magnitudë 6.8 i shkallës rihter.

Pamje të kapura me dron tregojnë ndërtesa të rrënuara totalisht, ndërsa me qindra pjesëtarë të grupeve të kërkim-shpëtimit vijojnë punën me shpresën për të nxjerrë të gjallë personat e mbetur nën rrënoja.

Deri tani, të paktën sipas mediave turke, janë konfirmuar 22 persona të vdekur, ndërsa mbi një mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/25/termeti-i-fuqishem-ne-turqi-22-te-vdekur-mbi-1-mije-te-plagosur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos