Improvizohet klasa e parë, deputetët e Kosovës “të mësojnë alfabetin”

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2020, 15:48 | Kosova
Improvizohet klasa e parë, deputetët e Kosovës “të

Para Kuvendit të Kosovës, është improvizuar një klasë për nxënësit e klasës së parë. Para këtij institucioni u vendos një bankë dhe një dërrasë ku ishin shkruar germat e para të alfabetit shqiptar.

“Të mësojmë pak se boll doktoruam”, është motoja e manifestimit simbolik, ku janë ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të mësojnë e recitojnë. Organizatorët nga Lëvizja Politike theksojnë se ky manifestimi u frymëzua nga gabimet e shumta të deputetëve gjatë seancave në kuvend. Ata kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz të popullit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos