Pas 3 orëve me studentët, Rama relaksohet në ambientet e UBT

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2018, 15:05 | Aktualitet
Pas 3 orëve me studentët, Rama relaksohet në ambientet e UBT

Në ditën e 14 të protestës, Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me studentët dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor, duke diskutuar për kërkesat e tyre.

Diskutimet kanë zgjatur për thuajse 3 orë edhe pse në fillim studentët u shprehën se nuk ishin njoftuar se i pranishëm do të ishte edhe Kryeministri.

https://youtu.be/6CmkQ2KR-MQ

Pasi doli nga diskutimet e gjata, Rama u duk i lodhur në një video të siguruar nga A2, teksa zbriste shkallët për të konsumuar më pas një kafe rreth 15 minuta me rektorin e UBT para se të shëtiste në ambientet e Universitetit.

https://twitter.com/ediramaal/status/1075020922975870976

Rama pati edhe një reagim në “Twitter”, ku shkroi se askush nuk tradhtoi askënd, e në fund të gjithë dolën më të informuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos