BE: Protesta shprehje e shëndetshme e shoqërisë, duhen përgjigje konkrete

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2018, 16:21 | Aktualitet
BE: Protesta shprehje e shëndetshme e shoqërisë, duhen

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar në mënyrë të qartë mbi natyrën e protestës të studentëve që po përjeton ditën e saj të 14-të.

Delegacioni i BE ka shpërndarë në Twitter dy postime ku protesta cilësohet si “paqësore” dhe “shprehje e shëndetshme e demokracisë”.

https://twitter.com/EUinAlbania/status/1075029322627469312
Postimimi në Twitter i Delegacionit të Bashkimit Evropian

Sipas BE-së, kërkesat e studentëve për një edukim më të mirë janë “një e drejtë qendrore e çdo shoqërie”, duke shtuar “ashtu siç është lufta kundër korrupsionit”.

Postimi shpreson në hapjen e një dialogu që të konkretizojë në përgjigje konkrete kërkesat e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos