Inceneratorët, Berisha: Ahmetaj po kërcënohet me jetë, të mbrohet ai dhe familjarët e tij

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 12:49 | Politikë
Inceneratorët, Berisha: Ahmetaj po kërcënohet me jetë,

Arben Ahmetaj po kërcënohet me jetë dhe për këtë arsye, hetuesit duhet të marrin masa për t’i ofruar ndihmë atij dhe familjarëve të tij. Është ky denoncimi që bëri të enjten kreu i Rithemelimit, Sali Berisha në një konferencë për mediat.

"Së pari, u informoj se prej tri javësh, breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve, vërshojnë nga të katër anët drejt Arben Ahmetajt. Këto kërcënime kriminale dëshmojnë tmerrin dhe datën që Arben Ahmetaj u ka kallur Edi Ramës dhe Erion Veliajt si bosët kryesorë të vjedhjes së shekullit. Me këto kërcënime ndaj Ahmetajt, Rama dhe Veliaj kërkojnë me çdo kusht që t’i mbyllin gojën që të mos i bëjë publike ndërhyrjet e Ramës dhe Veliajt si kupolë kryesore e vjedhjes së shekullit", deklaroi ndër të tjera Berisha.

Sipas Berishës, presion i madh po bëhet edhe ndaj ekipit që po heton aferën e inceneratorëve.

“Kërkoj të hetohet çdo kontakt, i cilitdo punonjës, me ekipin e hetimit të vjedhjes së shekullit.”

Ai kërkoi dorëheqje të menjëhershme të kreut të ILD-së, Artur Metanit, të cilin e bën përgjegjës kryesor për çështjen e inceneratorëve.

"Artur Metani, informoj shqiptarët, se është bashkë me Engjëll Agaçin, njeriu që ka argumentuar, që ka marrë pjesë në të gjithë argumentimet ligjore të Këshillit të Ministrave. Artur Metani, ish-drejtues i departamentit juridik të Këshillit të Ministrave, që është gardiani kryesor i vendimeve të Këshillit të Ministrave, bashkë me Agaçin kanë legjitimuar një procedurë krimi. Artur Metani është i zhytur kokë e xhep në vjedhjen e shekullit. Ai, pa asnjë tagër, ka kryesuar mbledhjen me 5 zëvendësministra në Ministrinë e Mjedisit, e bërë me qëllim nga Edi Rama dhe Engjëll Agaçi për të shkelmuar strategjinë e hartuar me 4 mln euro investime të BE për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri me depozitim, seleksionim, riciklim. Ky zotëri ka kryesuar mbledhjen pa asnjë tagër, thjesht për interesa të kupolës së mafies së plehrave."

Prezenca e Metanit në krye të ILD-së, deklaroi kreu i Rithemelit, përbën kërcënim potencial për të gjithë hetuesit dhe gjykatësit e kësaj çështje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/01/parate-dalin-pavaresisht-sekuestrove-inceneratoret-i-kane-kushtuar-buxhetit-108-milione-euro-deri-me-tani/
https://a2news.com/2022/02/10/raporti-i-klsh-parregullsi-te-shumta-me-inceneratorin-e-tiranes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos