Projektet e inceneratorëve janë shndërruar në pikën më të fortë të debatit publik, me akuza dhe kundërakuza mes palëve politikë. Tre kontrata koncensionare të lidhura që në mandatin e parë të qeverisë Rama, por që u kushtojnë qindra miliona euro taksapaguesve shqiptarë. Akuza për lidhje të biznesit me pushtetin në dëm të qytetarëve, për shërbime që ngrenë pikëpyetje të forta. Sot do të diskutojmë për inceneratorët, duke u përpjekur të thellohemi tek kontratat dhe për t'iu përgjigjur shumë pyetjeve që ende sot kanë mbetur të tilla. Të ftuar: Aleksandra Bogdani, gazetare e BIRN Jorida Tabaku, përfaqësuese e Partisë Demokratike Elton Harxhi, ish-zëvendësministër i Financave Pano Soko, ekspert ekonomie (A2 Televizion)
Inceneratorët, kontratat koncesionare me shumë pikëpyetje
