
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, ka denoncuar së fundmi një incident mjaft të rëndë, por ende i paqartësuar, që ka lidhje me pandeminë dhe që mund të vendosë në rrezik sigurinë e vendit dhe qytetarëve të saj.
Sipas agjencisë së lajmeve KCNA, komandanti suprem ka larguar nga detyra gjatë mbledhjes së Byrosë Politike disa zyrtarë të nivelit të lartë për këtë “incident”.
Zyrtarët dyshohet se kanë “neglizhuar vendimet e rëndësishme të partisë, gjë që ka çuar në një incident që mund të shkaktojë një krizë të madhe për sigurinë e kombit dhe popullit të saj”.
Edhe pse nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë me ekzaktësi, Peniani prej kohësh ka mohuar prezencën e koronavirusit në Korenë e Veriut. (A2 Televizion)