
Shtatë migrantë humbën jetën gjatë fundosjes së një varke rreth 5 milje nga Lampeduza në Itali. Mediat italiane raportojnë se mes viktimave janë katër gra, njëra prej të cilave është shtatzënë. Anija me të cilën po udhëtonin papritmas do të përmbysej dhe shumë përfunduan në det. Ekipet e shpëtimit gjetën 46 të mbijetuar.
Sipas dëshmive të mbledhura, ka akoma 9 të tjerë të zhdukur. Kërkimet e kryera nga rojet bregdetare dhe policia financiare janë duke u zhvilluar në det.
Përveç mbytjes së anijes, ishte një natë zbarkimesh në Lampedusa. 256 migrantë mbërritën në ishull, duke filluar nga ora 03:30, me katër varka të ndryshme.
Tri anije u shpëtuan në det të hapur, e katërta me 6 tunizianë në bord, arriti të mbërrinte, rreth orës 07:00, direkt në port. Po dje, kishte 4 zbarkime në ishull me gjithsej 136 persona.
120 migrantët e parë, të kombësive të ndryshme, u gjurmuan rreth 14 milje në jug të ishullit. Ata ishin në një varkë 8 metra. (A2 Televizion)