
7 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e mbytjet së një trageti në brigjet e Balit në Indonezi.
Trageti Kmp Yunicee me 57 persona në bord u përmbys nga deti i trazuar ndërsa kalonte ngushticën mes Balit dhe Javës, shumë pranë portit të Gilimanuk.
Shkaqet e këtij incidenti janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes. Bilanci i viktimave pritet të rritet për shkak të numrit të madh të personave të pagjetur. (A2 Televizion)