Incidentet e dhunshme në “Old Trafford” që sollën shtyrjen e Manchester United-Liverpool

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 10:03 | Futboll

Skena të shëmtuara u shënuan ditën e diel përpara stadiumit “Old Trafford” përpara se autoritetet të vendosnin shtyrjen e ndeshjes mes Manchester United dhe Liverpool.

Mijëra fansa u mblodhën një ditë më parë në Manchester për të kërkuar dorëheqjen e pronarëve amerikanë të klubit.

Policia e Manchesterit bën me dije se të paktën 2 oficerë kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve me një plagë të rëndë në fytyrë si pasojë e një sulmi me shishe.

Situata u përshkallëzua ditën e diel, kur tifozët e United u grumbulluan në hyrje të stadiumit disa orë përpara nisjes së ndeshjes. Policia u përpoq t’i ndalonte, por zemërimi i tyre qe shumë i madh, gjë që solli përplasje mes palëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos