
Ajax është kampion në Holandë për të herë të dytë radhazi. Skuadra kryeqytetase ia doli të mbrojë kurorën, të cilën e pati vendosur në vitin 2019, ndërkohë që sezonin e kaluar, kampionati holandez u pezullua nuk shpalli fitues për shkak të pandemisë Covid-19.
Ajax ia doli të fitojë titullin 3 javë përpara fundit duke krijuar distancën e mjaftueshme nga rivalët e PSV që ndodhen në vendin e dytë.
Triumfi i Ajax erdhi falë fitores 4-0 në ndeshjen e kësaj fundjave kundër skuadrës së Emmen, sukses që ndezi festimet e klubit më të titulluar në Holandë, ndërsa u prit nga mijëra tifozë në ambientet jashtë stadiumit “Johan Krojf”. (A2 Televizion)