Egnatia është skuadra e parë që siguron pjesëmarrjen në kategorinë superiore për sezonin e ardhshëm. Ekipi nga Rrogozhina feston rikthimin në elitë pas 16 vjetëve pritje.
Festa nisi pas triumfit 1-0 në ndeshjen me Besën, me golin vendimtar të Maganit. Fitorja e Egnatias e kombinuar me frenimin e Tomorit përballë Pogradecit, bëri që gara në Grupin B të mbyllej.

Egnatia ka 9 pikë avantazh nga rivalët beratas dhe kur kanë mbetur vetëm dy javë nga mbyllja e edicionit janë të pakapshëm. (A2 Televizion)