Indeksimi i pagave, Meta: Drafti i Partisë së Lirisë mbron punonjësit nga rritja e çmimeve  

Nga A2 CNN
5 Shtator 2022, 16:38 | Politikë
Indeksimi i pagave, Meta: Drafti i Partisë së Lirisë mbron

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Partia e Lirisë ka gati një nismë ligjore për indeksimin vjetor të pagave si dhe rritjen e pagës minimale në bazë të zhvillimit të ekonomisë.

Ilir Meta deklaroi: “Qëllimi i këtij projektligji është rritja e pagave”.

Përballë insistimit të gazëtarëve për një datë protestash, Meta pohoi se ende nuk ka një të tillë, por tregoi strategjinë që do të ndjekë: “Mos u habisni të më shihni bashkë me qytetarët para Parlamentit. Nuk kemi një datë për protestën e opozitës së bashkuar, por Partia e Lirisë ka një agjendë të sajën që proteston aty ku ndodh vjedhja. Në 24 orët e ardhshme do të keni datën”.

Pyetjen e gazetarëve për nismën që socialistët do të depozitojnë në Kuvend për pastrimin e politikës nga bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit, Meta e shfrytëzoi për të çuar një mesazh për kryeministrin Edi Rama: “Zoti Vasili mund t’ju njohë me nismat e partisë sonë në lidhje me integritetin e personave publikë, ku përveç kontrollit të shëndetit mendor dhe psiqik, i cili është emergjent, në mënyrë të veçantë për kryeministrin aktual, dhe sjellja e fundit është jo vetëm atiligjore, por edhe skizofrenike, po kështu për testin e drogës për të gjithë politikanët”.

Kryetari i Partisë së Lirisë nënvizoi se do të vijë me kallëzime të tjera në SPAK, për ato që i cilësoi si afera të qeverisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos