
Një variant i ri tejet i transmetueshëm i koronavirusit, i pagëzuar si Delta Plus, është klasifikuar si variant shqetësues në Indi. Ekspertët e e shëndetësisë druhen se mutacioni mund të jetë rezistent ndaj antitrupave apo vaksinave, ndërsa studimet sugjerojnë se përhapet më shpejt, lidhet më lehtësisht me qelizat e mushkërive dhe është më rezistent ndaj terapisë monoklonale të antitrupave.
Mediat vendase raportojnë se ai është identifikuar në 3 shtete; Maharashtra, Kerala dhe Madhya Pradesh.
“Në Indi, janë identifikuar 22 raste të variantit Delta Plus, në 3 shtete. Variantet klasifikohen si shqetësues mbi bazë të transmetueshmërisë apo virulencës.”, shprehet Rajesh Bhushan, sekretar për shëndetësinë.
Varianti lidhet me atë ekzistuesit, Delta, I identifikuar po në Indi vitin e kaluar e qe mendohet të jetë nxitësi I një vale të re infektimesh gjatë verës. Pervecse në Indi, delta Plus është zbuluar edhe në 9 shtete të tjera, SHBA, Britani e Madhe, Portugali, Zvicër, Japoni, Poloni, Nepal, Rusi dhe Kinë. Ndërkaq, mutacioni Delta është përhapur tashmë në 92 shtete, siç bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Autoritetet portugeze thanë se varianti indian Delta, përbën 60% të rasteve të reja të konfirmuara në kryeqytetin Lisbonë. Në Moskë, ky nivel arrin 90%. Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, po përballen gjithashtu me përhapje të lartë të variantit Delta. (A2 Televizion)