India përjashton Ukrainën nga vendet e ftuara në G20

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 08:50 | Bota
India përjashton Ukrainën nga vendet e ftuara në G20

India ka zgjedhur të mos e ftojë Ukrainën në samitin e G20 të muajit të ardhshëm. Kjo u raportua nga Sky News, duke shtuar se Rusia u ftua, pavarësisht thirrjeve për ta përjashtuar atë nga grupi.

Një listë zyrtare e të ftuarve e publikuar në faqen e internetit të G20 tregon se 8 shtete joanëtare janë ftuar: Bangladeshi, Egjipti, Mauritius, Holanda, Nigeria, Omani, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mes shteteve jo anëtare pritet edhe Spanja, si e ftuar e përhershme. I takon vendit pritës të vendosë se cilët jo-anëtarë do të ftojë çdo vit. Kievi ishte ftuar në samitin indonezian në vitin 2022 dhe në G7 në Japoni në fillim të këtij viti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/15/akuza-e-kievit-ne-raketat-ruse-jane-gjetur-cipa-dhe-perberes-te-huaj/
https://a2news.com/2023/08/14/frike-per-ukrainen-putin-do-te-pajise-nendeteset-berthamore-me-raketa-hipersonike-me-rreze-te-gjate/

A2 CNN Livestream

Latest Videos