Indonezia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, alarm për cunam

Nga A2 CNN
2 Gusht 2019, 15:53 | Bota
Indonezia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, alarm për

Indonezia është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 të premten, me epiqendër pranë ishujve Sumatra dhe Java.

Tërmeti, i cili ishte i fuqishëm edhe në kryeqytetin Xhakarta, bëri që autoritetet vendase të lëshojnë paralajmërimin për cunam. Njerëzit që jetojnë pranë bregdetit Banten, në ishullin Java, u këshilluan që të evakuohen menjëherë në zona të larta.

Ende nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos