“Me fat që kemi njëra-tjetrën”, Dua Lipa dedikim të ndjerë për ditëlindjen e motrës

Nga A2 CNN
15 Maj 2021, 22:27 | Showbiz

Këngëtarja Dua Lipa ka bërë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale me rastin e 20 vjetorit të lindjes së motrës së saj të vogël Rina.

Përmes një albumi fotosh familjare, ku dy motrat shfaqen që nga fëmijëria, diva e muzikës e falënderon të motrën që ia bën ditët më të bukura.

“Dita Kombëtare e Rina Lipa. 20 vjet të mbushura plot, të falënderojmë për këtë. Gëzuar ditëlindjen vogëlushe, jam shumë me fat që në këtë jetë ne kemi njëra-tjetrën, pavarësisht çdo gjëje”, shkruan ylli i muzikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos