Blerta Veseli dhe Paula Mehmetukaj, vajzat shqiptare në Miss Universe 2021

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 10:11 | Showbiz

Edhe pse kurora e bukurisë u rrëmbye nga Andrea Meza vajza nga Meksika, Shqipëria dhe Kosova bën një paraqitje tejet dinjitoze në Miss Universe 2021.

E kuqe flakë dhe plot vetëbesim, Paula ka parakaluar në pasarelën e kompeticionit më të rëndësishëm të bukurisë në botë ku konkurroi mes më shumë se 70 vajzash.

https://a2news.com/2021/05/17/andrea-meza-me-e-bukura-e-universit-paraqitje-e-shkelqyer-e-shqiperise-dhe-kosoves/

Paula është 23 vjeç, dhe u zgjodh si fituese e "Miss Universe Albania" në vitin 2020. Kompeticioni i rëndësishëm i bukurisë nuk u realizua vjet për shkak të pandemisë dhe edicioni i 69-të u mbaj në Florida.

Përfaqësuesja e Kosovës ishte biondja bukuroshe, Blerta Veseli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos