Infektimet me Covid-19, ISHSH mbyll fasonerinë në Vlorë, punonjëset protestojnë

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 16:33 | Aktualitet

Punonjëset e një fasonerie në Vlorë protestuan para zyrës së prefektit, duke kundërshtuar mbylljen e fasonerisë ku ato punojnë. Fasoneria në fjalë u mbyll për një afat 14-ditor me urdhër të inspektoratit shtetëror shëndetësor, pasi rezultuan 5 punonjëse të infektuara me Covid-19. Por për punëtorët ky vendim cilësohet i padrejtë, për sa kohë respektojnë të gjitha masat dhe i dëmton shumë ata ekonomikisht. Ndërkohë inspektorati shtetëror shëndetësor është i vendosur të mos tolerojë asnjë aktivitet që rrezikon përhapjen e koronavirusit në popullatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos