Influencerët dënohen me fshikullime me kamzhik pasi shanë qeverinë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2022, 19:11 | Bota
Influencerët dënohen me fshikullime me kamzhik pasi shanë

Dy yje të TikTok-ut në Nigeri u dënuan me fshikullime me kamzhik si dhe duhet të pastrojnë gjykatën për disa ditë pasi u tallën me qeverinë në rrjetet sociale.

Mubarak Isa Muhammed dhe Muhammed Bula u shpallën fajtorë për prishje të imazhit të guvernatorit të shtetit Kano, Abdullahi Ganduje. Të dy e pranuan vendimin dhe deklaruan se nuk do ta apelojnë atë.

Vitet e fundit, Nigeria ka regjistruar një numër të lartë influencerësh të cilët përdorin komedinë për të vënë në dukje çështje politike që shqetësojnë shoqërinë.

Mubarak Isa Muhammad dhe Muhammad Bala u arrestuan javën e fundit pasi kishin postuar disa video ndërsa akuzonin guvernatorin e Kano për grabitje të tokave dhe korrupsion.

Sipas prokurorëve, dy burrat kishin prishur imazhin e zyrtarit të lartë dhe me mesazhet e tyre kishin vënë në rrezik qetësinë publike.

Tashmë, yjet e TikTok duhet të goditën nga 20 herë me kamzhik dhe të pastrojnë gjykatën për 30 ditë pasi t’i kërkojnë falje personit që ironizuan në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos