Inovacioni/ Shqipëria, e fundit në Evropë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2019, 15:01 | Teknologji
Inovacioni/ Shqipëria, e fundit në Evropë

Të fundit në rajon dhe në të gjithë Europën për shkallën e inovacionit. Kështu e rendit Indeksi i Inovacionit Global vendin tonë në klasifikimin për vitin 2019, të 83-t nga 129 shtete.

Përdorimi i teknologjive të reja është edhe pika më e dobët në vlerësim. Numri i patentave të shpikjeve të reja nga shqiptarët, impakti i njohurive teknologjike në ekonomi dhe përthithja e sistemeve të reja nga biznesi janë fushat ku vendi duhet të përmirësohet.

Kjo duhet të arrihet edhe përmes një vëmendjeje më të madhe në arsimin bazë dhe atë të lartë, ndjekur nga shpenzime më të mëdha për fushën e kërkimit dhe zhvillimit.

Ndërkohë, indeksi vlerëson se vendi ka një sofistikim të lartë të tregjeve financiare dhe një klimë të mirë biznesi që do të lehtësonte përthithjen e teknologjive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos