“Tesla” përveç lojërave dhe informacioneve do të ofrojë dhe argëtime

Nga A2 CNN
30 Korrik 2019, 18:21 | Teknologji
“Tesla” përveç lojërave dhe informacioneve do

Gjiganti i makinave elektrike “Tesla” përveç lojërave dhe informacioneve do të ofrojë gjithashtu edhe argëtime. Klientët do të mund të shohin së shpejti video përmes You Tube si dhe filma nga rrjeti Netflix.

Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë shefi ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, ndërsa nuk ka dhënë detaje të hollësishme mbi datën e lançimit të këtyre funksioneve.

Sipas tij, videot do të jenë funksionale vetëm kur makina të ndalojë, njëlloj si për lojërat që tashmë kompania ka lançuar.  Dëshira e tij për të lejuar videot në makinë nuk është surprizë, pasi Musk ka menduar gjithmonë që të diversifikojë shërbimet për klientët e tij.

Megjithatë, vënia në funksion e shërbimeve të reja varet nga rregullatorët, në rast se ato do të aprovojnë planin e Musk për vetëngarjen e makinave, për të cilin ai është shprehur më herët se mund të vihet në jetë brenda këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos