Rimac C_Two, supersportivja elektrike që kalon 400 km/h

Nga A2 CNN
31 Korrik 2019, 12:08 | Teknologji

Rimac C_Two është makina elektrike më e shpejtë dhe më e fuqishme në botë.

Supersportivja ka nisur të prodhohet në selinë e Rimac Automobili në Zagreb, aty ku do të dalin vetëm 150 makina të tilla dhe shitjet e para do të nisin në vitin 2020.

Rimac C_Two u prezantua për herë të parë në Sallonin e Gjenevës në vitin 2018. Me paketën e saj të re të baterive që i japing fuqi 4 motorëve elektrikë, kjo makinë mendohet se do të arrijë një shpejtësi maksimale prej 412 km/h.

Kjo "bishë" elektrike ende nuk e ka një çmim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos