Instagrami heq foton e fëmijërisë së aktores për nuditet, “shpërthen” bashkëshorti: “Influencer”-at po i nxjerrin të gjitha

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2020, 19:07 | Showbiz

Aktori francez Guillaume Canet ka kritikuar ashpër Instagramin pasi ky rrjet social i hoqi foton e bashkëshortes së tij Marion Cotillard në plazh, një pozë e realizuar kur ishte fëmijë. Arsyeja e heqjes së fotos ishte “nuditeti”.

Fotoja e tregon aktoren të zhveshur nga mesi e lart, por 47-vjeçari thotë se heqja e një fotoje të tillë “nuk ka fare kuptim” kur Instagrami lejon “influencer”-at t’i tregojnë “të gjitha”.

“A e keni parë foton që censuruat? Është çmenduri! As shpatullat nuk i duken aty. Po lini “influencer”-at të tregojnë b… vetëm sepse fitojnë shumë para’ dhe ju mbani gojën mbyllur. Sa duhet të paguajë Marion Cotillard që të jetë në gjendje të postojë një foto fëmijërie në plazh? A duhet që të postojmë vetëm foto fëmijësh të veshur me pallto? Nëse është kështu, i thoni që të veshin brekët atyre që fitojnë shumë para’ për ju”, shkroi Canet në Instagram. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos